
Grupi hetimor që u mor me sekuestrimin e një sasie të madhe drogë ditën e premte në Durrës, saktësoi edhe peshën reale të kokainës që u zbulua në port.
Bëhet fjalë për 324 kg e 400 gramë e cila ishte ndarë në shumë pako.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, u sekuestrua një sasi e madhe lëndë narkotike kokainë, ju informojmë se:
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën hetimore në bashkëpunim dhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Droga u gjet në një kamion që drejtohej nga një 40 vjecar nga Maqedonia e Veriut, i cili u arrestua.
Task Forca e gjeti të fshehur në trupin e kamionit, sasinë e madhe të kokaineës që ishte