Një peshkarexhë me tre persona në bord ka ngelur në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe gati 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës.
3 antarë në bord që kishin dalë në det qëpara dy ditësh. Një problem në peshkarexhë i ka lënë në mes të detit.
Peshkatarët kanë telefonuar për ndihmë dhe në këto momente ata po i tërheq një tjetër peshkarexhë për t’i sjellë në zonën e Tri Portit.
Peshkatarët do të ankoroheshin dje në kalatë, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar, kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det deri sa kolegët e tyre t’i rimorkijojnë. /vizionplus.tv
Advertisement