Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen edhe projektet e infrastrukturës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen edhe projektet e infrastrukturës

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pezullimit të fondeve të bujqësisë nga BE.

 

Në një dalje për mediat, ai tha se duhet të hetohen edhe projektet e infrastrukturës.

 

Advertisement

KE tha Berisha  ka financime të mëdha, ndërsa përmendi disa prej tyre për të cilat sipas tij duhet hetim i thelluar.

 

Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare.

 

Advertisement

Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare.

 

Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare.

 

Advertisement

Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave.

 

Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha. Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Se këta nuk vënë asnjë tabelë si mirënjohje, aty vihet tabela Salillari.

 

Advertisement

Pra, është një lajm i mirë kjo, optimist për shqiptarët, sepse institucioni hetimor i BE veproi dhe vendosi”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy