Pikëpyetjet e borxhit 700 milionë euro/ Ekspertët: Vendim me rrisqe për shkak të krizës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pikëpyetjet e borxhit 700 milionë euro/ Ekspertët: Vendim me rrisqe për shkak të krizës

Brenda këtij muaji qeveria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë nje tjeter borxh që varion nga 500 deri në 700 milionë euro.
Por ekspertët e shohin me sy kritik këtë lëvizje, veçanërisht në kohën kur tregjet janë të trazuara nga rritja e çmimeve dhe rreziqet janë më të shtuara.

SELAMI XHEPA
EKSPERT EKONOMIE

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur gjykojmë mbi struktuerën e borxhit publik, zhvillimet e muajit të fundit kanë nxjerrë në pah mundësinë tepër të lartë të rritjes së normës së interest, do të ishte njuë ogur jo i mirë për barrën e borxhit tonë publik. Një rritje do të vështirësonte veprimtarinë normale të qeverisë sepse do të ishte e detyruar që edhe më shumë të ardhura të buxhetit të shkojnë për shlyerjen e borxheve.”

 

Advertisement

ARBEN MALAJ
EKSPERT EKONOMIE

“Sot kemi një trend negativ për shkak të rreth 10.4 trilionë dollarë që qeveritë kanë hedhur në treg, rrezikojmë që të ketë një rritje të inflacionit. Në kushtet kur rritet inflacioni, bankat qendrore shtrenjtojnë paranë dhe kur shtrenjtohet paraja, kjo duket edhe te borxhi.

Duke paralajmëruar se keqmenaxhimi i borxhit na shtyn drejt krizës, ekspertët shpjegojnë se si ndikohen xhepat e qytetarëve nga emetimi i eurobondit.

SELAMI XHEPA
EKSPERT EKONOMIE

Advertisement

“Një huamarrje e shtuar e lartë, krijon perspektiën e taksave më të larta në të ardhmen. Vendi do të jertë i detyruar të paguahjë edhe më shumë taksa. Rritja e borxheve publike shpeshherë përkthehet edhe në rritjen e inflacionit, që do të thotë rënia e fuqisë bklerëse trë qytetarëve. Rritja e borxheve është rritje e madhe e rreziqeve të shoqërisë.”

 

 

ARBEN MALAJ
EKSPERT EKONOMIE

Advertisement

“Disa borxhe mund të jenë vrastare për rritjen ekonomike. Po u rrit kostoja e borxhit, do të shkurtohet mbështetja për mbrojtjen sociale, arsimin dhe shëndetësinë, por edhe një risk në rritje për stabilitetin e financave publike.”

Si Arben Malaj, ashtu edhe Selami Xhepa kërkojnë nga qeveria të tregohet më e kujdesshme në borxhet që merr. Sipas tyre, për një rritje ekonomike të shëndetshme dhe jo artificiale, duhet të shfrytëzohen burimet e brendshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy