Pilku: Buxheti për bujqësisë nuk mjafton, Shqipëria subvencionet më të ulta në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pilku: Buxheti për bujqësisë nuk mjafton, Shqipëria subvencionet më të ulta në rajon

Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku në një intervistë për Vizion Plus ka deklaruar se fermerët duan më shumë mbështetje nga qeveria.

 

Bujqësia është e “uritur” për mbështetje por përballë gjendet ulja e fondeve si dhe çështja e IPARD-it. Cili është mendimi juaj mbi këtë situatë?

 

Advertisement

“Situata është shumë komplekse sepse duke mos qenë IPARD i sigurtë se do të aksesohet në 2024, ne duhej të kishim një dyfishim buxheti për skemën e subvencioneve, që në realitet është në rënie. Në total buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, i aparatit me të gjithë institucionet vartëse, që janë afërsisht 6-7 institucione vartëse, duke përfshirë edhe skemën e subvencioneve të bujqësisë, është rref 9% më pak se në vitin e kaluar. Kjo është shumë indikative të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare”, tha ai duke shtuar se duhet financim në këtë sektor.

 

Ai shtoi se buxheti do të ndikojë ndjeshëm në këtë sektor edhe pse buxheti mund të shtohet përgjatë vitit.

 

Advertisement

Ka një konstatim që ndihma që marrin fermerët në Shqipëri është më e ulta në rajon, si mendoni ju lidhur me këtë?

 

“Është mëse e vërtetë, unë do të japë vetëm dy shifra që janë shumë indikative, sa është totali i buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, afërsisht 130 milionë euro, duke përfshirë aparatin, institucionet vartëse e skemat e subvencioneve. Është më e ulët se vetëm buxheti i subvencioneve në Maqedoninë e Veriut që është 150 milionë euro”, thekson ai duke shtuar se edhe Kosova ka më shumë mbështetje për fermerët se vendi ynë. “Numri i fermerëve ka arritur një numër shumë të lartë të regjistruar, pra fermerë që janë regjistruar pranë zyrës së tatimeve, 97 mijë e 300 fermerë, një numër shumë e lartë, të cilët e kanë realizuar objektivin e tyre dhe duhen mbështetur”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy