Pirro Dhima mohon origjinën shqiptare: Jam grek i lindur në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pirro Dhima mohon origjinën shqiptare: Jam grek i lindur në Shqipëri

Pirro Dhimës nuk i pëlqen t’i thuash se është një peshëngritës me origjinë shqiptare. Këtë e tregoi më së miri në replikën që i bëri gazetares greke, Elena Akrita, e cila kishte bërë një shkrim për të dhe Agimin e Artë. Në artikull, gazetarja e quan Dhimën “kampioni ynë me origjinë shqiptare”.

 

“Kujtojmë Piro Dhimën në 2014, kur deputeti Nikos Michos ngrihet dhe kërcënon të godasë me shuplakë Petros Tatsopulos, Dhima në atë kohë deputet i PASOK ngrihet në këmbë dhe i bllokon rrugën, duke i thënë, mos të bëjë as edhe një hap tjetër. Kampioni ynë me origjinë shqiptare në atë moment i dha një leksion demokracie parlamentit grek”, shkruan gazetarja Akrita.

 

Advertisement

Por ish-kampioni i botës korrigjoi se ai është grek i lindur në Shqipëri.

 

“Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare, jam një grek i lindur në Shqipëri. Një fëmijë i pakicës. Sigurisht që besoj se është e paqëllimshme ajo që keni shkruar. Gjithsesi doja ta theksoja”, u kundërpërgjigj Pirro Dhima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy