Piu kafen e fundit me çiftin e të moshuarve dhe i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Piu kafen e fundit me çiftin e të moshuarve dhe i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Një ngjarje e rëndë tronditi Dropullin disa ditë më parë. Çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në banesën e tyre.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit. Dyshohet se autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Bridishtë, por policia po heton për zbardhjen e shkakut. Pritet një deklaratë zyrtare nga policia e Gjirokastrës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy