Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, SPAK sekuestron qindra mijëra euro pasuri të baronit të drogës dhe të afërmve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, SPAK sekuestron qindra mijëra euro pasuri të baronit të drogës dhe të afërmve të tij

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar (pjesë e grupit të Gëzim Çelës), si të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

1.     Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

Advertisement

3.     Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.     Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.     Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

6.     Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

Advertisement

7.     Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8.     Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:

Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;

–  B.M.W., prodhim i vitit 2011;

Advertisement

–  Volkswagen, prodhim i vitit 2006;

–  Audi, prodhim i vitit 2007;

–  B.M.W., prodhim i vitit 2004;

 – Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;

Advertisement

–  Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;

 – Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;

–  Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;

Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

Advertisement

Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, u arrestua në Kosovë më 8 dhjetor 2023 dhe u ekstradua në vendin tonë më 7 mars 2024.

Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai luante rolin e korrierit të drogës që kishte marrë në Prishtinë. Në të njëtën kohë në Prishtinë u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Advertisement

Operacioni i policisë më 9 tetor 2023

Më 9 tetor, policia me urdhër të SPAK, blindoi Fushë-Kuqen dhe rrethoi shtëpinë dhe lokalin e Gëzim Çelës.

Shefi i komisaritit të Kurbinit, Dritan Meta u arrestua ndërsa Çelaj, Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi u shpallën në kërkim.

Dy ditë më vonë, me urdhër të SPAK, u sekuestruan 11 pasuri të trafikantëve.

Advertisement

Sakaq hetimet filluan më 1 prill 2023, kur Armando Papa u kap me 41.7 kg heroinë në afërsi të Rinasit.

Papa dyshohet se është pjesë e të njëjtit grup kriminal që kryesohet nga “baroni i drogës” Gëzim Çela.

Ai dyshohet se është korrieri i Çelës nga Fushë-Kuqe dhe  Arben Dalipit nga zona e Vlorës.

Teksa ka dalë parë gjyqtarëve të Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, Papa pretendoi se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se dikush tjetër duhet ta ketë vendosur atë në makinë.

Advertisement

31-vjeçari pohoi gjithashtu se ishte nisur drejt Rinasit, për t’i dërguar një porosi motrës së tij.

Vlera e heroinës në treg llogaritet në gjysmë milioni euro.

Por hetimet e këtij rasti i ka ndjekur prokuroria e Posaçme SPAK, e cila zbuloi se në këtë linjë të trafikut të drogës, ishte i përfshirë Gëzim Çelaj dhe vlonjati Arben Dalipaj.

Dhe më 11 nëntor, SPAK njoftoi zyrtarisht se këtë çështje do t’ia bashkojë dosjes voluminoze të Gëzim Çelës dhe grupit të tij kriminal në Luginën e Patokut./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy