Plagos rëndë me sopat 27-vjeçarin, policia kap në flagrancë autorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagos rëndë me sopat 27-vjeçarin, policia kap në flagrancë autorin

Arrestohet një shtetas nga policia e Gramshit pasi ka plagosur për motive të dobëta një 27-vjecar.

Ngjarja ndodhi në Vinë, fshat në bashkinë e Gramshit.

Sipas policisë, të premten, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç. Ky I fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes, banues në fshatin Kishtë, u arrestua në vendin e ngjarjes, dhe do të gjykohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy