
Plagoset me arme zjarri ish-kreu i PD ne Peqin.
Sipas policise shtetasi Sokol Dehima 52 vjec, ka qelluar me arme zjarri Diell Çelën 55 vjec pas nje konflikti qe kane pasur me njeri-tjetrin.
I plagosuri ndodhet ne spital jashte rrezikut ndersa autori ende nuk eshte arrestuar.
Objektivi i sulmit me arme, shtetasi Diell Çela ka qeneme pare kryetar i Partise Demokratike, dega Peqin.
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement