Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

40-vjeçari Dëfrim Pashaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në vendin e quajtur ‘7 pallatet’.

 

 

Dëfrim Pashaj 40 vjeç është plagosur pas një konflikti me një tjetër përson. Dyshohet për punimet që po kryhen pranë banesës së tij.

Advertisement

 

 

I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa policia ka vënë në pranga autorin.

 

Advertisement

 

Vlorë

Plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu.

Advertisement

Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z.

Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy