Plagosi dy ditë më parë 60-vjeçari në Shkodër, autori arrestohet në Gjermani, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi dy ditë më parë 60-vjeçari në Shkodër, autori arrestohet në Gjermani, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

Një 68-vjeçar i identifikuar si Sulejman Kapllani është arrestuar në Gjermani dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri. Kapllani dy ditë më parë plagosi me armë zjarri Selami Brahimit në Shkodër. Pas ngjarjes, autori ishte larguar nga Shqipëria, ndërsa pas identifikimit të tij, ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, ku edhe u bë i mundur lokalizimi i tij në Gjermani.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.

Në kuadër të një operacioni të përbashkët,  të koduar “Koordinimi”, të kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është kapur në qytetin e Berlinit, Gjermani, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar shtetasi S. K., 68 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Advertisement

Ndaj shtetasit S. K., Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sqarojmë se strukturat kundër krimeve të rënda të DVP Shkodër kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit”, njofton policia.

Selami Brahimi Në dëshminë e tij para uniformave blu, ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk ka asnjë dijeni lidhur me plagosjen e tij dhe se nuk ka arritur të dallojë automjetin nga i cili është qëlluar drejt tij. Brahimi tha se ka shpëtuar për mrekulli sepse në sekondat e fundit kur është qëlluar ka kthyer kokën dhe i ka shpëtuar atentatit duke mos e marrë plumbin në kokë por në pjesën e sipërme të fytyrës. 60-vjeçari ka qenë në këmbë pasi sapo kishte lënë mbesën e tij poshtë një pallati./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy