Plagosi me hanxhar dy persona në Korçë/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosi me hanxhar dy persona në Korçë/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin

Jonis Mazllem i cili vetëm tre ditë më parë ka plagosur me hanxhar dy persona në afërsi të pazarit të vjetër të Korçës është lënë nga gjykata e Korçës në burg deri në përfundim të hetimeve.

 

Avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës shtrimin e tij ne spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi klienti i mbrojtur prej tij ka probleme të shëndetit mendor, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata

 

Advertisement

36 vjeçari Jonis Mallzem është shprehur në seancën e masës së sigurisë së të plagosurit prej tij e kanë përndjekur për ta helmuar për shkak të një pasurie të madhe që ka të trashëguar nga gjyshi i tij. Gjithmonë sipas të dyshuarit për plagosje të rëndë me dashje, ai ka treguar se prej 10 ditësh nuk konsumonte ushqim nga frika e helmimit.

 

Te njëjtën gjë ka paraqitur për gjyqtarin e çështjes edhe avokati i 36 vjeçarit, çka tregon sipas tij se klienti i tij ka probleme të thella të shëndetit mendor.

 

Advertisement

Vetëm dy ditë më parë zyrtarisht nga ana e qendrës së shëndetit mendor në Korçë është bërë me dije se Jonis Mazllem nuk është i kartelizuar si person me probleme të shëndetit mendor pranë kësaj qendre

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy