Plagosja tek lokali i këngëtarit të famshëm; Ardit Kërtusha: Ishte vrasës me pagesë, iu bllokua pistoleta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plagosja tek lokali i këngëtarit të famshëm; Ardit Kërtusha: Ishte vrasës me pagesë, iu bllokua pistoleta

Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i plagosjes së 31-vjeçarit Ardit Kërtusha në Durrës.

 

I veshur me të bluzë të kuqe, pantallona të shkurtra, kapele, maskë anticovid dhe syze, i riu, identiteti të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, u fiksua nga kamerat e sigurisë. Ai iu afrua 31-vjeçarit në një lokal në zonën e Currilave dhe e qëlloi me pistoletë në këmbë.

 

Advertisement

Sipas dëshmisë së dhënë nga Ardit Kërtusha, ngjarja nuk ishte konflikt momental por një atentat i mirëorganizuar. 31-vjeçari u shpreh para hetuesve se autori ishte vrasës me pagesë.

 

Ai rrëfeu se atentatori hapi zjarr vetëm njëherë, pasi iu bllokua pistoleta dhe u largua me vrap nga vendngjarja.

 

Advertisement

31-vjeçari mohoi që të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërsa ngriti dyshime se atentati mund të jetë urdhëruar nga persona të tretë, për shkak të denoncimeve që ai ka bërë për korrupsionin në Durrës dhe më gjerë.

 

Ardit Kërtusha ka qenë kryetar i FRESSH në Durrës, si dhe ka mbajtur detyra të tjera në këshillin e qarkut dhe OSHEE. Ai ka garuar më herët për marrjen e drejtimit të degës së PS, por nuk fitoi, e më pas në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua partisë demokratike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy