Plan kursimi për energjinë/ “Fluturojnë” çmimet, Ministria sqaron si do të ulet konsumi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plan kursimi për energjinë/ “Fluturojnë” çmimet, Ministria sqaron si do të ulet konsumi

Energjia po konsiderohet si minë me sahat për ekonominë, pasi rritja përtej imagjinatës e çmimeve deri 1000 euro për më/h po shton gjithnjë e më shumë rrezikun edhe për mungesën e saj në treg. Në këto kushte, teksa shumë shtete po zbatojnë një plan kursimi, edhe Ministria e Energjisë paralajmëron një sërë masash. Fillimisht, institucioneve qëndrore do t’i vendoset një sasi e caktuar konsumi, me fokus reduktimin e saj.

 

 

“Çdo institucioni qëndror do t’i vendoset një target përqindjeje i uljes së konsumit. Do të për bëhët një përllogaritje se sa do të jetë ky target, me qëllim mos cënimin e punës. Kjo masë vjen në të njëjtën linjë me shtetet e tjera europiane”- shprehet Enea Karakaci, drejtor i energjisë në ministri.

Advertisement

 

Burime bëjnë të ditur për Vizion Plus se do të gjendet edhe mekanizmi që kjo masë të shtrihet me detyrim edhe tek njësitë vendore. Ndërkohë do të vijojë ndërprerja e energjisë edhe përgjatë rrugëve kryesore. Në fushatën e nisur nga Ministria ka edhe një apel për qytetarët.

 

 

Advertisement

“Qytetarëve duhet tu themi që energjia tashmë po bëhët gjithnjë e më e kushtueshme, ndaj çdo masë kujdesi që vjen në funksion të kursimit të saj duhet të shihet me përparësi.”

 

 

Plasni i kursimit vjen edhe si një domosdoshmëri, në kushtet kur tregjet ndërkombëtare janë përfshirë nga pasiguri të mëdha për sezonin e dimrit.

Advertisement

 

 

Çdo ulje konsumi përkthehet në përfitim financiar, i nevojshëm për blerje energjie. Konkretisht në çmimet aktuale nëse konsumi do të ulej me vetëm 1 % përftimi finaciar do të ishte 33 miliard lekë në vit- sqaron Karakaci.

 

Advertisement

 

Pjesë e planit të masave të kursimit është edhe rritja e çmimit të energjisë për ata konsumatorë që konsumojnë mbi 800 kv/h në muaj, për të cilin qeveria është në fazën finale të studimit.

 

 

Advertisement

Kjo masë pritet të zyrtarizohet gjatë shtatorit, pasi ministrja ka njoftuar se ajo do të nisë zbatimin në muajin tetor.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy