“Plan për të shpopulluar Shqipërinë”/ Meta: Rama po bën spastrim etnik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Plan për të shpopulluar Shqipërinë”/ Meta: Rama po bën spastrim etnik

Shpopullimi i vendit sipas Ilir Metës po ndodh për shkak të politikave të gabuara të qeverisë.

 

Gjatë një takimi me gjimnazitët e Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë e akuzoi mazhorancën se me projektet e saj korruptive, duke veçuar atë të Portit të Durrësit, po zbraz vendin.

 

Advertisement

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

Advertisement

“Ndodh që ikën një i ri nga Serbia për njëmijë banorë dhe ikin të paktën 10 nga Shqipëria. Ikën një nga Mali i Zi për 1000 banorë, ikin 16-17 nga Shqipëria! Ikën një nga Kosova, ikin më shumë se 4-5 nga Shqipëria, sepse këtu, një kilometër rrugë e re kushton gjashtë herë më shtrenjtë se sa në Serbi dhe shpesh, edhe dhjetë herë më shtrenjtë se një vend i BE-së, sepse këtu në kulmin e krizës, kur duhen bërë politika mbështetëse, politika sociale për shtresat më në vështirësi, këtu bëhen skandalet më të mëdha korruptive, sikurse e keni dëgjuar ju, rasti më i fundit i Portit të Durrësit, që është një skandal i jashtëzakonshëm dhe shumë raste dhe çështje të tjera.”

 

Për Ilir Metën, kjo që po ndodh është një spastrim i qëllimshëm etnik.

 

Advertisement

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

Advertisement

“Për fat të keq sot po ndeshemi me një variant modern të spastrimit etnik, që është shpopullimi. Shifrat, dramatike e alarmante. Jemi në kushtet kur këtë vit janë ulur në bankat e shkollës më pas se 220 mijë nxënës krahasuar me 15 vite më parë. 58 mijë më pak nxënës se 5 vite më parë. 18 mijë më pak se një vit më parë. Shifra kokëforta që i dinë të gjithë, sidomos jashtë Tiranës.”

 

Rol në largimin e shqiptarëve, shtoi Ilir Meta, kanë luajtur edhe pagat e ulëta në raport me çmimet e shtrenjta dhe premtimet e pambajtura në sistemin arsimor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy