Plane për fundjavën? Mësoni më parë si do të jetë moti, çfarë ndodh ditën e hënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plane për fundjavën? Mësoni më parë si do të jetë moti, çfarë ndodh ditën e hënë

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije si do të jetë moti për këtë fundjavë dhe fillimin e javës që vjen, në një lidhje me emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Osmani tha se fundjava do të jetë kryesisht nën ndikimin e kthjellimeve, por do të ketë edhe momente të pakëta me reshje shiu.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, duke bërë që më të dukshme të jenë gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pritet të kemi momente të pakëta me reshje të izoluara shiu.

Disi më prezente pritet që këto reshje të jenë në zonat jugore. Mëngjesi i sotëm ka sjellë një rënie të temperaturave të ajrit. Vlerat minimale në qytetet malore do të jenë 6 gradë Celsius dhe vlerat maksimale do të jenë në vlerën 25 gradë Celsius që janë tipike për muajin kur ndodhin.

Advertisement

Fundjava pritet të sjellë një përmirësim të kushteve të motit. Pritet të ketë interval të gjata me kthjellime që më të dukshme do të jenë në Ultësirën perëndimore.

Vranësirat ditën e shtunë do të jenë më prezente në pjesën jugore, ku pritet të ketë edhe rebeshe të izoluara.

Edhe dita e diel pritet të sjellë moment me reshje, por që do të jenë të papërfillshme, pasi do të kemi interval të gjata me diell.

Vlerat minimale të temperaturave në zonat malorë pritet të jenë 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimumet deri në 24 gradë Celsius.

Advertisement

Dita e hënë parashikohet që në pjesën e parë të ditës të kemi interval të gjata me diell. Pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave, duke bërë që të kemi edhe moment të pakëta me reshje të izoluara.

Temperaturat do të kenë rritje, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të regjistrohen në vlerën 7-8 gradë Celsius. Në Ultësirën Perëndimore pritet të jenë 10-15 gradë Celsius, ndërsa rreth mesditës do të kemi maksimume edhe 26 gradë Celsius.

Sa i përket 15 ditëve të para të këtij muaji, do të jenë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi reshje”, tha Osmani. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy