Plani mbi rritjen ekonomike, Rama nga Shkupi: Hap i rëndësishëm, projekti deri tani i mundur vetëm për vendet e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plani mbi rritjen ekonomike, Rama nga Shkupi: Hap i rëndësishëm, projekti deri tani i mundur vetëm për vendet e BE-së

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup ka dhënë një mesazh në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE.

Plani synon të mbështesë integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomik.

Rama e cilëson një hap të rëndësishëm, pasi ky Plan deri tani ka qenë i mundur vetëm për vendet e Bashkimit Evropian dhe jo për shtetet jo anëtare siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edi Rama: Duhet të them që ky është një takim shumë i rëndësishëm sepse ne jemi këtu të vendosim së bashku mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata të administratës amerikane për një hap që duhet të marrim për të qenë më afër BE-së. Bëhet fjalë për Planin e Ri të Rritjes, diçka që deri tani ka qenë e mundur vetëm për vendet që janë anëtare të BE-së. Prandaj është një ndryshim i rëndësishëm dhe mundësi që nuk duhet ta humbasim dhe prandaj është e rëndësishme që 6 vendet e Ballkanit të punojnë së bashku, është e rëndësishme që të vendosim qytetarët tanë të parët sepse çdo gjë që bëjmë dhe mund të bëjmë do të përcaktojë mënyrën se si vendet tona do të duken në fund të kësaj dekade./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy