Planifikuan vrasje, lihen në burg/ Policia vijon hetimet për Nikoll Sherrnikun dhe Flutura Berishën  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Planifikuan vrasje, lihen në burg/ Policia vijon hetimet për Nikoll Sherrnikun dhe Flutura Berishën  

Të arrestuar si të dyshuar se po planifikonin një vrasje në Shëngjin, Nikoll Sherrniku dhe Flutura Berisha do të qëndrojnë në burg.

 

Masa e sigurisë për ta u dha këtë të shtunë nga Gjykata e Lezhës, pasi u vunë në pranga të mërkurën gjatë operacionit të koduar “Dyshimi” në Kune të Shëngjinit.

 

Advertisement

Gjatë aksionit, grupi i policisë po mbante nën vëzhgim një mjet tip “Toyota”, që ishte i parkuar në lagunën e Kunes. Kur panë efektivët të afrohen, Nikoll Sherrniku, që ishte në arrest shtëpiak për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, Flutura Berisha dhe një 15-vjeçar tentuan të largohen me vrap.

 

Në momentin që u kapen nga policia, Flutura Berisha u përpoq të fshihte një kallashnikov së bashku me fishekët dhe dy radio policie, që dyshohet se ishin mjetet e tyre për të kryer vrasjen.

 

Advertisement

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur aktivitetin e tyre kriminal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy