Plas grushti në Vlorë: Dy persona përfundojnë në spital, dyshohet se ngacmuan dy gra të martuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plas grushti në Vlorë: Dy persona përfundojnë në spital, dyshohet se ngacmuan dy gra të martuara

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit.

Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, në “Vega Beach”, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Advertisement

Për shkak të këtij sherri janë bërë dy persona, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra.

Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Advertisement

“Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt”, bën me dije policia e Vlorës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy