Plas sherri në PD-në e Korçës/ Goditet kryetari i degës, zbardhet shkaku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plas sherri në PD-në e Korçës/ Goditet kryetari i degës, zbardhet shkaku

Goditet kryetari i degës së Partisë Demokratike Korçë Devis Osmani.

 

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur jashtë një lokali në hyrje të qytetit të Korçës. Në konflikt bëjnë me dije burime pranë ngjarjes janë përfshirë kryetari i degës së PD-se Devis Osmani si dhe Eduart Topalli kryetar i një prej grup seksionevë të kësaj dege.

 

Advertisement

Të njejtat burime thanë konfliktet verbale kanë qënë të vazhdueshne për të ardhur tek ngjarja e sotme ku dy figurat politike lokale janë përfshirë në një konflikt ku te pranishëm kanë qenë edhe shumë persona të tjerë. Konfliktet brenda degës së PD-së kanë filluar që prej fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ku u  përfshinë në atë kohë deputetë të kësaj forcë politike të qarkut të Korçës si dhe ish kandidatë për deputet.

Shkak i konflikteve jo vetëm verbale mësohet se është bërë ndarja e zonave elektorale për secilin kandidat. Që nga ajo kohë e deri tani konfliktet dhe debatet brenda degës së Partisë Demokratike të Korçës kanë qënë të vazhdueshme. Për të ardhur tek rasti i fundit që është më i rëndi.

 

Eduart Topalli
Eduart Topalli

 

Advertisement
Devis Osmani
Devis Osmani

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy