Platforma e Alibeajt, reagon ashpër Salianji: Krijon premisat për ndarjen përfundimtare të PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Platforma e Alibeajt, reagon ashpër Salianji: Krijon premisat për ndarjen përfundimtare të PD

Janë 20 deputetë që nuk kanë firmosur platformën e Enkelejd Alibeajt, dhe përveç deputetëve të Komisionit të Rithemelimit bie në sy se kundër Alibeajt janë Tomorr Alizoti, Grida Duma e Ervin Salianji.

 

Vetë Salianji, në një postim në rrjetet sociale, sqaroi se atij i është paraqitur një platforme tjetër ditën e premte, duke theksuar se çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakordësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike.

 

Advertisement

Salianji shigjetoi Lulzim Bashën, firmëtarin e kësaj platforme, duke vënë në dukje se dorëheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje dhe duke paralajmëruar se platforma po çon në krijimin e dy PD.

Postimi: 

Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakordësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshem nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anulluar për shtyp!

Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokukenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike! Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi intereat e demokratëve! Doreheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proçes i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike! Pas deklarimit publik të ketij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithpërfshirëse!

Advertisement

Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me stradegjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti! Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrijnë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partise aty jane, mungon vetem vullneti ne rastin me te mire apo akoma me keq synimi per ta ndare PD në pjese! Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy