Plehrat mbushin lumin Kir, banorët ankohen për ndotjen e lartë mjedisore, askush nuk i dëgjon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plehrat mbushin lumin Kir, banorët ankohen për ndotjen e lartë mjedisore, askush nuk i dëgjon

Tonelata me mbeturina dhe inerte që hidhen prej vitesh në brigjet e lumit Kir, kanë krijuar një katastrofë mjedisore në këtë zonë. Vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Shkodrës, ajo sot i ngjan një landfildi.

Në një kohë kur qeveria e ka shpallur prioritet pastrimin e territorit, kjo zonë në Shkodër i ngjan një hapësire të braktisur, ku autoritetet kanë qenë të pafuqishme të ndalin këtë masakër.

Sikur të mos mjaftonte hedhja e mbetjeve, ato digjen duke krijuar re tymi që e bëjnë lagjen të pajetueshme.

Zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët dhe disa herë kanë kërkuar takim me kryetarin e bashkisë Benet Beci dhe përfaqësues të këtij institucioni, por nuk janë pritur prej tyre.

Advertisement

Përveç dëmeve mjedisore, hedhja e mbetjeve urbane dhe atyre inerte ka dëmtuar edhe shtratin e lumit Kir, duke devijuar rrjedhën e tij.

Kjo gjatë stinës së dimrit kthehet ne rrezik serioz për përmbytjen e lagjeve periferike dhe fshatrave të njësive administrative ku kalon rrjedha e këtij lumi./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy