Plumba drejt kreut të Njësisë/ Sherri nisi në zyrë, identifikohet autori, Simoni dërgohet tek Trauma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Plumba drejt kreut të Njësisë/ Sherri nisi në zyrë, identifikohet autori, Simoni dërgohet tek Trauma

Identifikohet autori i dyshuar qëqëlloi me armë drejt kreut të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë.

 

Policia bëri të ditur se autor i dyshuar është Altin Marku, person që është ende në kërkim.

 

Advertisement

Konflikti verbal nisi në zyrën e Kryetarit të Njësisë Besnik Simoni per aysre qe mesa duket lidhen me detyren qe ai mban.

 

Me pas Altin Marku ka qëlluar me armë drejt zyrtarit lokal, teksa ky i fundit ishte duke levizur me makine bashke me nje person tjeter.

 

Advertisement

Dyshohet se Simoni ka marrë dy plumba dhe eshte derguar ne spitalin e Traumes ne gjendje serioze.

 

Njoftimi i policise:

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e  plotë të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy