
Qëllohet me arme drejt nje lokali ne Kamez.
Ngjarja ka ndodhur ne oren 5 te mengjesit te kesaj te shtune.
Lokali është në pronësi të Astrit Lami, por aktualisht perdorej nga shtetasi Ndriçim Mullaj.
Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut, edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.
Si pistë të dytë kanë atë që autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.
Lokali fatmiresisht ka qene i mbyllur dhe nuk ka pasur te lenduar
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M..
Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.