“Po dëmtohet gara në PD”/ Kulluri dhe Elezi: Berisha-Basha fajtorë për shkatërrimin e partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po dëmtohet gara në PD”/ Kulluri dhe Elezi: Berisha-Basha fajtorë për shkatërrimin e partisë

Dy përfaqësues të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri dhe Ibsen Elezi kanë bërë përgjegjës Lulzim Bashën e Sali Berishën për shkatërrimin e Partisë Demokratike.

 

Në një komunikim me median, Kulluri deklaroi se zgjedhjet e pjesshme shënuan betejën e 6 elektorale që opozita humbi përballë Edi Ramës.

 

Advertisement

EDVIN KULLURI

ISH-ANETAR I KESHILLIT KOMBETAR, PD

 

“Çdo tentativë për të mbajtur të uzurpuar drejtimin e PDSH-së, apo edhe për ta riuzurpuar atë përmes një procesi të njëanshëm zgjedhor dhe jo gjithëpërfshirës, po e çon PD drejt shkatërrimit përfundimtar të saj. PD ka nevojë për bashkim të menjëhershëm bazuar mbi vlerat e përfaqësimit, garës dhe debatit të lirë.” 

Advertisement

 

Kulluri, i cili ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar dhe Elezi, i cili ka drejtuar PD në Kukës, kanë akuzuar Komisionin e Rithemelimit dhe Sali Berishën se nuk po respektojnë parimin e primareve, duke sjellë si shembull kohën e shkurtër që iu është lënë kandidatëve të bëjnë fushatë për drejtimin e degëve të PD.

 

Ndërsa Lulzim Bashën e kanë akuzuar se duke mos dhënë dorëheqjen, po çon PD drejt shkatërrimit. Sipas tyre e vetmja rruge për ringritjen e PD është bashkimi i të gjithë faktorëve të Partisë Demokratike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy