Po kalonte rrugën për të hyrë në universitin e Korçës, makina përplas studenten dhe largohet nga vendngjarja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po kalonte rrugën për të hyrë në universitin e Korçës, makina përplas studenten dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, ku një automjet ka përplasur një studente në afërsi të Universitetit Fan Noli.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, kur studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet. Mjeti I cili po lëvizte me shpejtësi e ka goditur studenten dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja. Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurise se universitetit me qellim identifikimim e drejtuesit të mjetit. Nga ana tjetër drejtues të këtij universiteti shprehin shqetësimin për lëvizjet e pakontrolluara të mjeteve në mjediset e këtij universiteti duke rrezikuar jetën e studenteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy