“Po ngohem me batanie se dua të kursej”, rrjetet sociale nxjerrin fotografinë e Albin Kurtit pas deklaratës që shkaktoi të qeshura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po ngohem me batanie se dua të kursej”, rrjetet sociale nxjerrin fotografinë e Albin Kurtit pas deklaratës që shkaktoi të qeshura

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar mbrëmë se është ngrohur me batanije në shtëpi, pas reduktimeve të fundit me energji elektrike.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Por, kjo nuk është hera e parë që kryeministrit ka ndjerë të ftohtin dhe është ngrohur me batanije.

Më 15 tetor të këtij viti, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, Kurti ishte i vetmi pjesëmarrës që ishte mbuluar me batanije pasi kishte të ftoftë.

Advertisement

Në disa pamje të publikuara, Kurti shihet se kishte mbështjellur pjesën e këmbëve me batanije.

Deklarata e tij ka shkaktuar jo pak ironi në rrjetet sociale ku janë prodhuar një sërë memesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy