Po transportonin drogë nga Rinasi drejt Stambollit/ Arrestohen dy shtetas turq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po transportonin drogë nga Rinasi drejt Stambollit/ Arrestohen dy shtetas turq

Dy turq janë vënë në prangat e policisë, pasi janë kapur duke transportuar drogë nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit.

 

Arrestimi i tyre është bërë në bashkëpunim të policisë shqiptare dhe atyre të Turqisë.

 

Advertisement

Të arestuar janë dy shtetas turq, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

 

Policia e Shtetit

 

Advertisement

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike cannabis sativa, nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

 

Si rezultat i informacioneve të marra, janë arrestuar 2 shtetas turq të cilët transportonin lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

 

Advertisement

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Janë marrë masa konkrete për të koordinuar punën me autoritetin doganor dhe TIA, në drejtim të kontrollit të përbashkët, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy