Po transportonte mobilje nga Elbasani në Fier/ Digjet kamionçina, dyshimet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po transportonte mobilje nga Elbasani në Fier/ Digjet kamionçina, dyshimet e para

Një kamionçinë e ngarkuar me mobilje është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjiesit të kësaj të enjte.

 

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të fshatit Bishqethëm

 

Advertisement

Mjeti udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fierit.

 

Mësohet se drejtuesi i mjetit me iniciale S.M ka pohuar se ka dëgjuar një zhurmë nga pas dhe ka parë kamionçinën në flakë.

 

Advertisement

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses nuk ka shpëtuar asgjë nga kamionçina dhe ngarkesa.

 

Zjarrfikësit dyshojnë se një shkëndijë elektrike në pjesën e pasme të mjetit e ka shkaktuar zjarrin.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan.

 

Advertisement

Nuk ka dëme në njerëz.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy