“PodKastro” nga sot në Vizion Plus, Kastro Zizo sjell një tjetër dimension në intervistat me të ftuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“PodKastro” nga sot në Vizion Plus, Kastro Zizo sjell një tjetër dimension në intervistat me të ftuarit

Në ekranin e Vizion Plus merr jetë një program që pritet të trazojë mbrëmjet e së premteve, “PodKastro”, emisioni më i ri i moderuar nga artisti i njohur Kastro Zizo.

Me stilin e tij unik, humorin e mprehtë dhe mënyrën provokuese të të thënit gjërat troç, Kastro premton të sjellë një format ndryshe, larg kornizave klasike televizive.

“PodKastro” do të jetë një hapësirë ku bisedat nuk censurohen, ku të ftuarit vihen përballë pyetjeve që zakonisht nuk bëhen dhe ku aktualiteti, arti, politika dhe fenomenet sociale marrin një tjetër dimension.

Energjia e Kastros dhe qasja e tij direkte do ta kthejnë studion në një arenë të mendimeve të forta, por edhe të momenteve plot humor.

Advertisement

Premiera do të jetë sonte në orën 21:00, në Vizion Plus, një takim i përjavshëm që premton surpriza, histori të pazakonta dhe shumë të vërteta të pathëna.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy