Polici i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit, makina e policisë bie në Lanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polici i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit, makina e policisë bie në Lanë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15 te ura e Shkozës në Tiranë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një punonjës i policisë së Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” me iniciale A. Sh.

Polici i “Shqiponjave” duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Në makinë bashkë me policin ishte edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet. Mësohet se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy