Policia aksion në Durrës/ Sekuestrohen lëndë eksplozive, granata dore dhe municion luftarak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia aksion në Durrës/ Sekuestrohen lëndë eksplozive, granata dore dhe municion luftarak

Policia në Durrës ndërmori një aksion për të kapur persona të shpallur në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike apo ata që kanë vjedhur banesa e lokale.

 

Në një taksi, efektivët i gjetën pasagjerit të fshehur në çantën e tij , 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarak. 55-vjeçari nga Shkodra u arrestua si i akuzuar për trafikim të municionit luftarak.

 

Advertisement

Gjatë aksionit u prangos edhe një durrsak 50-vjeçar, i akuzuar për vjedhje të ndryshme në makinat e qytetarëve. Kurse në Krujë u kap një 64-vjeçar i shpallur në kërkim sepse në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara bimë kanabisi.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy