Policia bën bilancin e ditëve të festave: Nuk u shënua asnjë ngjarje kriminale, zero aksidente…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia bën bilancin e ditëve të festave: Nuk u shënua asnjë ngjarje kriminale, zero aksidente…

Policia e Shtetit informon se gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe përgjatë dy ditëve të para të vitit të ri, nuk ka patur asnjë aksident të rëndë me pasojë humbjen e jetës.

 

Ndërkohë, bën me dije se nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale apo dëmtim i rëndë i ndonjë personi si pasojë e fishekzjarreve.

 

Advertisement

“Kjo falë masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe qytetarisë së treguar, pasi shumica e qytetarëve i janë përgjigjur apelit të Policisë, për të mos përdorur fishekzjarrë, për të mos drejtuar mjetin në gjendje të dehur gjatë ditëve festive, por të përdorin mjetet e transportit publik, si dhe për të shmangur konfliktet pas përdorimit të alkoolit gjatë ditëve festive. Nisur nga fluksi i lartë automjeteve, shumica e të cilave gjatë ditës së sotme kanë lëvizur në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, Policia Rrugore në të gjithë akset nacionale ka rritur më shumë prezencën dhe mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar qarkullimin rrugor”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e shpërndarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy