Policia e Kukësit sulmohet me armë zjarri, në pranga 6 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia e Kukësit sulmohet me armë zjarri, në pranga 6 persona

Policia e Kukësit është sulmuar me armë zjarri gjatë natës nga disa shtetas sirianë.

 

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se këta të fundit po tranportonin emigrantë të paligjshëm, ndaj për t’i shpëtuar policisë kanë hapur zjarri. Raportohet se policia është kundërpërgjigjur, por megjithatë nuk raportohet për të lënduar.

 

Advertisement

“Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, disa prej këtyre shtetasve kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftim.

 

Policia ka mundur të vërë në pranga 6 shtetasit sirianë dhe algjerianë, ndërsa ka shpallur në kërkim nëj tjetër. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy