Policia i përgjigjet Gaz Bardhit: Keqardhje, ne po dokumentojmë aktet e dhunës në PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia i përgjigjet Gaz Bardhit: Keqardhje, ne po dokumentojmë aktet e dhunës në PD

Policia e Shtetit iu pergjigj akuzave te Gaz Bardhit se shoqerimet e zyrtareve te PD ishin nje maskarade e orkestruar nga Edi Rama.

Policia ben te ditur se ka pyetur vetem deputet e PD ndersa personat e tjere te gjetur ne seline blu jane shoqeruar ne komisariat per tu marre ne pyetje.

“Me keqardhje dëgjuam deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, në lidhje me punën hetimore të Policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e Partisë Demokratike.Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje.”, shton Policia e Shtetit, ne komunikaten per media.

Policia e Shtetit shton se do të vijojë me profesionalizëm dhe vendosmëri, veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës.

Advertisement

Dhjetera persona jane shoqeruar dhe ndaluar per incidentet e renda kete te shtune ne seline blu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy