
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Durrësi.
26-vjeçari është autor i 5 grabitjeve gjatë muajve të verës dhe një tentative pa sukses.
I riu ‘operonte’ në biznese përgjatë aksit rrugor Rrogozhinë-Fier ku vidhte sasi parash dhe steka cigaresh.
Lushnjë
Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 6 vjedhje të ndodhura më parë, si rezultat i punës intensive hetimore dhe policore, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Advertisement
Vjedhjet, të ndodhura në periudha të ndryshme, në disa biznese, në aksin rrugor “Rrogozhinë – Fier”.
Si rezultat i provave të grumbulluara, autor i këtyre 6 vjedhjeve është shtetasi A. L., 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Seriali”, të finalizuar më datë 17.10.2022, nga Policia e Durrësit.
Advertisement
21-vjeçari është autor i këtyre 6 vjedhjeve:
- Më datë 10.07.2022, ka vjedhur në një market, 30 000 lekë dhe steka me cigare;
- Më datë 14.07.2022 dhe më datë 02.08.2022, ka vjedhur në të njëjtin market, 50.000 lekë dhe steka me cigare;
- Më datë 21.07.2022, ka vjedhur në një market, 15 000 lekë dhe steka me cigare;
- Më datë 18.08.2022, ka vjedhur në një lokal, 100 000 lekë dhe steka me cigare;
- Më datë 29.09.2022, ka vjedhur në një market, 54 000 lekë dhe steka me cigare;
- Më datë 06.08.2022, ka tentuar të vjedhë në një market.
AdvertisementMaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.