Policia me “dorë të hekurt”/ Mijëra gjoba për shoferët problematikë, 11 i vë në pranga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia me “dorë të hekurt”/ Mijëra gjoba për shoferët problematikë, 11 i vë në pranga

Vazhdojnë kontrollet intensive të policisë në rrugët e vendit, për të ndëshkuar shoferët problematikë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 11 shoferë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim mjeti pa patentë.

 

Gjithashtu, janë pezulluar 43 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 

Advertisement

Për këtë të enjte nga policia u raportua edhe për 2.481 masa administrative për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

 

Në rrugën interubrane Fier-Vlorë u kap edhe një shofer që drejtonte mjetin me shpejtësi vrastare, deri në 174 km/h. Atij iu pezullua leja e drejtimit për tre muaj dhe u ndëshkua me 20 mijë lekë të rinj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy