Policia “mësyn” në shtëpitë e shpërndarësve të drogës/ Kapet 1 kg kokainë (Kontrolle edhe në makina)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia “mësyn” në shtëpitë e shpërndarësve të drogës/ Kapet 1 kg kokainë (Kontrolle edhe në makina)

Dy shpërndarës droge u ranë “në rrjetën” e policisë në Sarandë. Gjatë aksionit policor “Çuka”, në pranga ra Romeo Laze, 41 vjeç, ndërsa shtetasi B. Ç., 26 vjeç u shpall në kërkim.

 

Sipas policisë, ata kishin përshtatur një garazh në lagjen nr. 4 në Sarandë për të përpunuar kokainë dhe më pas e shpërndanin atë në zona të ndryshme në qytet dhe Ksamil.

 

Advertisement

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që këta dy shtetas përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 255 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu dhe muncionon luftarak, 3 peshore elektronike, një presë metalike, një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 4 targa automjetesh dhe 1 pajisje DVR”, sqaroi policia.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy