Sfidoi policinë me armë në duar/ Kapet drejtuesi i makinës, gjendet edhe 1 kg kokainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sfidoi policinë me armë në duar/ Kapet drejtuesi i makinës, gjendet edhe 1 kg kokainë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin antidroge që shkaktoi zhurmë të madhe pas sjelljes të patolerueshme të forcave të rendit me gazetarin Ergys Gjencaj I cili u shtri përtokë dhe u mbajt një orë pa asnjë shpjegim, vetëm sepse ishte duke filmuar në vendin e ngjarjes.

Në komunikate, forcat e rendit shpjeguan se u sekuestrua mbi 1 kg kokainë, për të cilën janë shoqeruare disa persona.

Po ashtu policia bëri të ditur se është arrestuar drejtuesi I mjetit,, Altin Gega,  që I bëri rezistencë dhe u largua nga vendi ku zhvilloi operacioni dhe sfidoi uniformat blu që I kishin drejtuar armët dhe i kërkuan të dalë nga mjeti.

 

Advertisement

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona.Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.

 

Në komunikate shtohet gjithashtu se nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin Ergys Gjençaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy