Laçiani kapet gjatë ndjekjes së policisë, i gjendet pistoletë me 7 fishekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Laçiani kapet gjatë ndjekjes së policisë, i gjendet pistoletë me 7 fishekë

Gjatë drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia e qarkut Lezhë gjatë 24 orëve të fundit, shumica pasi drejtonin makinën pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve, forcat e rendit u ndeshën me një rast kur një person për të cilin pati informacion se mbante armë zjarri nuk i ndaloi patrullës, raporton Vizion Plus

Forca e pocaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një mjetit tip “Benz”, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur të bëjnë bllokimin e tij në fshatin Shullaz, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuetrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me krehër me 7 fishekë.

Advertisement

Për këtë arsye shtetasi A. Z., 25 vjeç, banues në Kurbin, u prangos në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje “dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë “.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy