minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Nënkalimi” kap në flagrancë të riun që shiste kokaine dhe mbante pistoletë - Struga.info


“Nënkalimi” kap në flagrancë të riun që shiste kokaine dhe mbante pistoletë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nënkalimi” kap në flagrancë të riun që shiste kokaine dhe mbante pistoletë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjecar të cilit iu gjeten doza kokaine për shitje si dhe pistolete

Forcat e rendit kishin të dhëna se një shtetas qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Për këtë arsye u finalizua operacioni policor i koduar “Nënkalimi”.

U arrestua në flagrancë Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen” me të cilën ai lëvizte dhe gjatë kontrollit Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volksëagen”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy