
Policia e Vlorës ka sekuestruar vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhaferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabis sativa.
Burime nga blutë bëjnë me dije se kanë nisur procedurat për sekuestrimin edhe të një hoteli me vlerë 4-5 milionë euro në pronësi të tij në zonën e Lungomares, i cili ka dyshime se është ngritur si rezultat i aktiviteteve kriminale të Xhaferrit.
Advertisement
Sekuestro pritet të bëhet referuar ligjit “Antimafia”.
Dyshimet e policisë janë se Xhaferri ka kryer aktivitet kriminal në fushën e prostitucionit jashtë territorit të vendit, ndërsa në Shqipëri nuk ka pasur të regjistruar asnjë procedim.
Advertisement