Policia zbulon serë kanabisi në Krujë, asnjë gjurmë nga autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia zbulon serë kanabisi në Krujë, asnjë gjurmë nga autorët

Policia e Krujës ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në zona të pyllëzuara. Bëhet me dije se janë sekuestruar 782 kubikë, të mbushur me dhe dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, të cilat ishin gati për të mbirë.

 

“Skuadrat policore të ngritura në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, konstatuan në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje. Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

 

Advertisement

Policia nuk ka rënë ende në gjurmën e personave që kanë mbjellur lëndën narkotike dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy