Politika shqiptare mesazhe ngushëllimi pas tërmetit në Turqi/ Shqipëria gati të dërgojë ndihma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Politika shqiptare mesazhe ngushëllimi pas tërmetit në Turqi/ Shqipëria gati të dërgojë ndihma

Politika shqiptare ka reaguar pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë mëngjesin e kësaj të hëne.

 

Presidenti Bajram Begaj, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen me popullin e Turqisë.

 

Advertisement

Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka ndarë mesazhin e saj duke garantuar ndihmën për Turqinë nga ana e Shqipërisë.

 

Advertisement

“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima.

 

Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi.”- shkroi Xhaçka.

 

Advertisement

Edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe ka treguar mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit turk në këtë humbje të madhe njerëzish.

 

Sot Tirana  u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi.  Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona“, shkruan Veliaj.

 

Advertisement

Edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas tërmetit të rëndë në Turqi.

 

Në këto momente shumë të vështira të përballjes me tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë natën e mbrëmshme, lutjet tona shkojnë për viktimat e shumtë që humbën jetën tragjikisht, duke shpresuar për sa më pak viktima të tjera në njerëz dhe një shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkruan Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy