Porti i Durrësit/ Berisha: Rama miratoi një ligj për veten e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porti i Durrësit/ Berisha: Rama miratoi një ligj për veten e tij

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar miratimin e projektit të Durrësit një natë më parë në Kuvend, pas një séance maratorë prej më shumë se 14 orësh diskutime dhe debate.

 

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se ajo që ndodhi mbrëmë në parlament, ata që e ndoqën, patën rastin të dëshmojnë më shumë se kurrë solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste.

 

Advertisement

Ata votuan për grabitjen e portit të Durrësit nga Edi Rama dhe klani i tij. Rama miratoi një ligj special për veten e tij. 

 

Është detyrim i medieve që të bëjnë transparent këtë zhvillim dramatik.

 

Advertisement

Dy vite më parë, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe dhe porti i ri do ndërtohet në Porto Romano po nga kompania Emaar.

 

Pra do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e tij, jeni të lutur që ta merrni dhe t’ua paraqisni shqiptarëve të vërtetën”, është shprehur Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy