Porti i ri i Durrësit/ Opozita kërkon ngritjen e komisionit hetimor: Është një aferë korruptive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porti i ri i Durrësit/ Opozita kërkon ngritjen e komisionit hetimor: Është një aferë korruptive

Deputetët e Partisë Demokratike kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.

 

Ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi ai që ka dorëzuar kërkesën në Kryesinë e Kuvendit.

 

Advertisement

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi e ka quajtur Portin e Durrësit një aferë korruptive.

 

Kjo është afera më e madhe korruptive. Kjo aferë zhduk portin 2700-vjeçar. Nuk ka garanci për portin e ri. Janë 150 milionë euro që qeveria i fal investitorit. Është një deformim i konkurrencës. Miqve të Ramës u jepet fitim shumëfish”, është shprehur Bylykbashi.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të vërë në lëvizje mekanizmat për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.

 

Kërkoj që Lindita Nikolla të vërë mekanizmat për ngritjen e këtij Komisioni. Është detyrim Kushtetues”, është shprehur Vokshi për mediat.

 

Advertisement

Kërkesa që Oerd Bylykbashi dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit është firmosur nga 35 deputetë opozitarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy