PR cakton 16 kandidatët për deputet në Fier/ Mediu: Nuk bëjmë pazar me PD, Rama lider i korruptuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PR cakton 16 kandidatët për deputet në Fier/ Mediu: Nuk bëjmë pazar me PD, Rama lider i korruptuar

Partia Republikane përcakton 16 kandidatët për deputet në qarkun e Fierit.

 

Gjatë takimit me aktivin e këtij qarku, kandidatet për deputet dhe drejtuesit lokal të PR, Fatmir Mediu komentoi edhe marrëdheniet me PD, me të cilën ende republikanet nuk kanë një marrëveshje paraelektorale.

 

Advertisement

Unë dua mundësinë për të konkuruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar. Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Cfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë?Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithësecili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje.Politika jonë, regjimi i korruptuar që kemi përballë, manipulimi i vazhdueshëm i jetës sonë, manipulimi që Edi Rama do që t`i bëjë zgjedhjeve, kërkon që republikanë, demokratë, njerëz të ndershëm, të bashkohen në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Ne nuk mund ta vëzhgojmë të keqen, ne duhet të përballemi me të keqen.

 

Kreu i Partise Republikane Fatmir Mediu theksoj se gjendja ne Shqiperi eshte shume e rende dhe ka nje pergjegjes Edi Ramen dhe regjimin e tij te korruptuar.

 

Advertisement

Edi Rama ka një qëllim, pushtetin dhe vetëm pushtetin, nuk i intereson as edhe një shqiptar, madje as edhe një rilindas.E keqja vetëm shkatërron. Tetë vjet shkatërrim shteti, të institucioneve demokratike, shkatërrim të lirive dhe të drejtave. Tetë vjet papunësi, largim masiv të shqiptarëve. Tetë vjet Europa ka qënë kundër Edi Ramës për shkak të krimit dhe korrupsionit.Duhet të presim dhe katër vite të tjera? Kjo do t`a çonte Shqipërinë në një moment që do të ishte e vështirë për t`u rikthyer. Do t`a çonte kombin në një moment shumë të vështirë për t`u rindërtuar dhe për të bërë atë që është më e mira. Lirinë, jetën, ndërtimin e lumturisë, na i ka falur dhe na i ka dhënë Zoti dhe ne nuk mund t`i lëmë peng të Edi Ramës apo kujtdo lideri politik të një regjimi të korruptuar, se kemi një përgjegjësi të madhe përballë fëmijëve tanë, të ardhmes së tyre, kemi përgjegjësi të madhe përballë prindërve tanë, për atë që ata kanë bërë për ne. kemi përgjegjësi të madhe përballë vetes sonë, në qoftë se besojmë se jemi njerëz të zotë dhe të aftë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy