PR me listë më vete për këshilltarë/ Mediu: Do të mbështesim kandidatët e opozitës për kryetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PR me listë më vete për këshilltarë/ Mediu: Do të mbështesim kandidatët e opozitës për kryetarë

Partia Republikane do të dalë me një listë më vete në zgjedhjet e 14 majit. Lajmin e bëri të ditur Fatmir Mediu gjatë një takimi me degën e Tiranës.

 

Por sipas kryerepublikanit subjekti i drejtuar prej tij do të mbështesë kandidatët e opozitës për kryetar.

 

Advertisement

FATMIR MEDIU

 

KRYETAR I PR

 

Advertisement

“Nisur nga këto gabime absolute duhet të reflektojmë, të lëmë mënjanë ndarjen dhe luftën, ti përgjigjemi kërkesës dhe nevojës  së shqiptarëve nga Konispoli në Vermosh për të dalë vetëm me një kandidat opozitar për kryetar bashkie dhe ta mbështesim të gjithë së bashku.”

 

Për Fatmir Mediun këto zgjedhje janë mundësia për të hapur rrugën e ndryshimit politik në vend.

 

Advertisement

“Situata në vend është shumë e rëndë, ekonomikisht dhe politikisht, nuk ka shtet nuk ka ligj nuk ka pushtet lokal, është vrarë besimi, kjo edhe për shkak të gabimeve që bëri  opozita duke lënë parlamentin, e kështu i dhamë mundësinë Edi Ramës të ndryshonte kushtetutën dhe ligjin zgjedhor dhe të ndalojë koalicionet, po ashtu bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte një veprim absurd duke i dhuruar pushtin socialistëve”.

 

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për finalizimin e listës për këshilltarë të Partisë Republikane për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy