minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Prag tragjedie në Korçë, babai ndez cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, pëson djegie të rënda bashkë me djalin - Struga.info


Prag tragjedie në Korçë, babai ndez cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, pëson djegie të rënda bashkë me djalin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prag tragjedie në Korçë, babai ndez cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, pëson djegie të rënda bashkë me djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në një pikë karburanti.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit se bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në momentin që mjeti furnizohej me gas drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit.

Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët.

Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punojës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.

Advertisement

Babë e bir kanë pësuar djegie nga flakët dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy